ALBANIAN BUSINESS FOR INTERNATIONAL
SETTLEMENTS

Shpallja e falimentimit duket si një masë mjaft ekstreme, por e përdorur në mënyrën e duhur në kohën e duhur, kjo mund të ju kursejnë para, ruajë qetësinë dhe mund tu ringrejë financiarisht.

Qëllimi kryesor i proçedurave të falimentimit është për ti dhënë debitorëve një mënyrë për të dalë nga borxhet , duke i dhënë bizneseve dhe konsumatorëve një fillim të ri, kur të gjitha opsionet e tjera kanë dështuar në shlyerjen e detyrimeve ndaj kreditorëve.

Faqja zyrtare e studios AlbanianBIS është e para në Shqiperi e cila u mundëson subjekteve të interesuara asistencë profesionale mbi proçedurat e falimentimit, informacion për shitjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme objekte të proçedurave të ekzekutimit nga përmbaruesit gjyqësore, pasuritë në shitje të proçedurave të falimentimit, kontakte me profesionistë në fushën ligjore ose financiare.

Njoftime

NJOFTIM PER ZHVILLIMIN E MBLEDHJES SE SHOQERISE NE PROCEDURE FALIMENTI “ALBIT DIABRA” SHPK

Zhvillimi i Mbledhjes  se shoqerise ne procedure falimentimi “Albit Diabra” shpk, ne date 08.04.2024 ora 08:30  ne adresen e zyres se Administratores se Falimentimit  Znj.Shpresa Brec ...

NJOFTIM PER MBLEDHJEN ME KOMITETIN E KREDITOREVE TE SHOQERISE NE PROCEDURE FALIMENTIMI “NEKU” SHPK

Në zbatim të nenit 54 pika 1 të ligjit Nr. 110/2016 “Për Falimentimin” ku sanksionohet se “Mbledhja e kreditorëve thirret nga gjykata e falimentimit ose administratori i falimen ...

Proçedurë Falimentimi

Falimentimi është një proçedurë ligjore që përfshin një biznes ose një individ të cilët e kanë të pamundur për të paguar detyrimet. Proçedura e falimentimit fillon me kërkesën e iniciuar nga debitori në shumicën e rasteve ose me kërkesë të kreditorëve në rastet më të pakta. Të gjitha pasuritë e debitorit do të inventarizohen dhe vlerësohen. Asetet e lira janë ato të cilat ripaguajnë kreditorët e pasiguruar. Në përfundim të proçesit debitori mund të shkarkohet nga disa detyrime të cilat janë të mbartura përpara datës së aplikimit.

Sistemi i falimentimit u jep mundësinë bizneseve ose individëve për të nisur një fillim të ri, duke e lehtësuar nga detyrimet të cilat nuk mund të paguhen dhe në të njëjtën kohë kreditorët përfitojnë ripagesa duke u bazuar në asetet të cilat janë të lira. Në teori mundësia e aplikimit në sistemin e falimentimit sjell përfitim për ekonominë në tërësi duke i dhënë biznesit dhe individit një shanc tjetër, kreditorëve një mundësi në ripagimin e detyrimeve.

Aplikimi në sistemin e falimentimit bëhet në një nga kapitujt e tij si kapitulli i likuidimit, kapitulli i riorganizimit dhe kapitulli i ristrukturimit

Tel
Na Shkruani

Arkiva

Njoftim per shitje te automjetit, “NEKU” shpk

Subjektet dhe individët të interesuar mund të paraqesin ofertat e tyre, nga data 06.09.2022 deri 13.09.2022 ora 11:00, pranë zyrës së Administratores së Falimentimit, Shpresa Breçani, në adre ...

Njoftim ne lidhje me Ankandin nr. 5 te zhvilluar nga Administratorja e falimentimit per asestet ne shitje te shoqerise Volabla Shpk

Njoftojme se gjate procedures se hapur per ankandin nr. 5 te zhvilluar prane zyres se admnistratores se falimentit me daten 30.10.2020 nuk pati asnje ofertues. ...